Thashethemet në lidhje me transferimin e mundshëm të Cristianos në Juventus, jo vetëm që kanë pushtuar titujt kryesorë të gazetave në Itali dhe në botë, por kanë ndikuar menjëherë në vlerën e klubit Juventin.
Sipas mediave vlera e Juventusit ishte 665 milionë euro dhe me thashethemet për transferimin e mundshëm të Portugezit, ajo është ngritur në 816 milionë euro që i bie për 22% më shumë.
Në anën tjetër Juve ende nuk ka mohuar apo konfirmuar këto lajmet e fundit që kanë bërë bujë të madhe nëpër mediat botërore.