Nënshkrimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos nga Juventusi vazhdon të bëhet lajm në futbollin italian, deri në pikën që Livorno filloi të tallet me Zonjën e Vjetër.
Cristiano Lucarelli, ish-lojtari i Livornos, u prezantua si trajner i ri i këtyre të fundit të premten.
“Ka vetëm një Cristiano dhe ne kemi atë! “kishte shkruar klubi i Livornos në llogarinë e tyre zyrtare në Twitter. Shkrimin e kishte shoqëruar me foton e Ronaldos dhe Lucarellit.
Lucarellit shënoi 112 gola në 192 ndeshje për klubin dhe ishte golashënuesi më i mirë në Serie A gjatë sezonit 04/05.