Thiago, Odriozola, Fekir dhe Alisson janë emrat e 4 lojtarëve që Real Madridi po i përcjellë në Kupën e Botës e cila është duke u zhvilluar në Rusi.
Edhe përkundër faktit se trajneri i ri i kombëtares se Spanjës, Heirro nuk po llogaritë fare në shërbimet e Odriozolas, duke mos e futur në asnjëren prej dy ndeshjeve të zhvilluara, Real Madridi mbetet i interesuar për kartonin e mbrojtësit të djathtë.
Klubi Madrilen vazhdon të besojë se spanjolli është zëvëndësuesi perfekt i Dani Carvajal.
Emri tjetër që figuron në radarin e Real Madridit është Thiago. Interesimin e Real Madridit për mesfushorin në fjalë e ka konfirmuar edhe prestigjozja e Madridit, Marca.
Gazeta lajmin e saj e bazon në atë se trajneri i ri i Realit, Lopetegui është tifoz i madh i lojës që zhvillon Thiago.
Klubi bavarez i ka vendosur një çmim prej 70 milionë eurove mesfushorit në fjalë njofton Marca.
Përveç dyshes spanjolle, Real Madridi ka në radar edhe një dyshe tjetër. Kjo dyshe përbehet nga Nabil Fekir dhe Alisson.
I pari, Fekir ka luajtur disa minuta në këtë botëror. Megjithatë hierarkia Madrilene me shumë është e impresionuar me atë që Fekir ka bërë me Lyonin gjatë sezonit që e lamë pas sesa nga ajo që po i njëjti po bën në Kampionatin botëror.
Interesimin e Real Madridit për Fekir e ka bërë të ditur publikisht vetë presidenti i Lyonit.
Ndërkohë, Alisson duket të jetë çdo herë e më pranë Real Madridit. Portieri vazhdon me performancat e mira edhe në Botëror.