Një krahasim i freskët ndërmjet Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit u zhvillua edhe nga Diego Simeone këtë të Premte, që në një bisedë me asistentin e tij German Burgos i thotë se lojtari Portugez do të ishte një opsion më i mirë nëse duhet të ndërtosh një skuadër normale.
Teksa disktohet për faktin që Messi është më pak efektiv me Argjentinën, ndryshe siç është me Barcelonën, Simeone mendon që Ronaldo do të ishte një opsion shumë më i mirë për çdo skuadër futbolli.
Ai pyet Burgosin se kë do të zgjidhte për një ‘ekip normal’, teksa e përditshmja MARCA bën të njëjtën pyetjen për lexuesit e saj.
Në sondazhin e bërë morën pjesë rreth 180,000 njerëz dhe fituesi ishte i qartë: Cristiano Ronaldo me 61% të votave.