Nabil Fekir ishte fare pranë për të nënshkruar për Liverpool në fillim të muajit Qershor, por ai vazhdon të mbetet një lojtar i Lyon dhe presidenti i klubit Francez Jean-Michel Aulas supozon se ai mund të përfundoje në Real Madrid.
Një sezon në të cilin ai shënoi 18 gola dhe dhuroi 7 asistime në Ligue 1, bëri që Fekir të ftohet nga Franca në kupën e botës dhe kjo veçse ia ka shtuar akoma më tepër vlerën në treg.
Në këtë moment, sipas Aulas, që në një intervistë të dhënë për beIN Sports zbuloi interesimin e Real Madridit për të, potencoi që vlera e Nabil Fekir është 70 milion euro.