Pas humbjes së turpshme të Argjentinës ndaj Kroacisë, një kritikë për skuadrën Argjentinase nuk ka nguruar ta jape as Diego Simeone, trajneri i Atletico Madrid, i cili shkon edhe më tej duke hedhur edhe dyshime për cilësitë dhe lidershipin e Lionel Messit, kapitenit të kombëtares Argjentinase, të cilin e krahasoi me Cristiano Ronaldon.
”Ajo që po ndodh në këto momente është realisht ajo që ka ndodhur vazhdimisht në Kombëtare në këto katër vite, për fat të keq. Anarki, kombëtare pa lider dhe pa drejtues të aftë. Shoh që ekipi është i humbur. Është e qartë që në skuadër po i bëjnë gropën njëri-tjetrit, madje dhe në këto instanca. Dikush madje dëshiron edhe të zihet”, u shpreh Simeone.
”Ndërsa kombëtarja, të themi të vërtetën, është një turp. Ndaj Spanjës ishte kulmi (humbja 6-1), ndërsa ndaj Italisë shpëtuam me pak. Nëse marim parasyshë botërorin, ata që llogariten janë golat”, vazhdon Simeone.
Ndërsa në një bisedë që ka bërë në WhatsApp me asistenin e tij German, e besueshmja Cadena COPE zbulon se Diego Simeone ka shkruar:
”Messi është shumë i mirë, por më tepër sepse shoqërohet nga lojtarë të jashtëzakonshëm. Mendo German, nëse duhet të zgjedhësh mes Messit dhe Ronaldos për një ekip normal, cilin do e zgjidhje ti?”.