Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui ka ‘frenuar’ nënshkrimin me mbrojtësin e At.Madridit, Jose Gimenez.
Tekniku në fjalë e mori këtë vendim me arsyetimin se i beson plotësisht 4-shes aktuale të qendërmbrojtësve: Ramos, Varane, Vallejo & Nacho.
Arsye tjetër e këtij frenimi është edhe klauzola prej 120 milionë eurove që do të duhet ta paguajë Real Madridi nëse e transferon uruguajani në radhet e veta.
Gimenez së fundmi ka rinovuar kontratën me At.Madridin deri në vitin 2023.