Pas performancës spaktakolare në fitoren 3-0 ndaj Argjentinës dhe pas super golit të shënuar nga jashtë zone, kapiteni i kombëtares Kroate Luka Modric, ka thurur elozhe për lojën e ekipit ndërsa nuk ka nguruar të japë dhe një koment për Lionel Messin.
”Messi është një lojtar i jashtëzakonshëm, por nuk mund t’i bëje të gjitha vet. Në futboll duhet solidaritet, duhet ndihmë sepse edhe të mëdhenjtë kanë nevojë për ndihmë. E shoh mirë sepse edhe loja që bëmë ne nuk është se i ndihmoi shumë.”
”I mbyllëm mirë hapsirat prapa për të mos lejuar që Mascherano dhe lojtarët tjerë të kalonin topin. Ishte diçka shumë e rëndësishme që nga fillimi i ndeshjes dhe kur kapëm ritmin tonë me topin luajtëm shumë mirë.”
”Ndjenjat janë perfekte, beosj që kemi bërë një ndeshje të jashtëzakonshme që nga fillimi. Ishim shumë më mirë në fushë se ata. Në pjesën e parë krijuam tre raste të pastërta që nuk i shfrytëzuam dhe në pjesën e dytë gabimi i portierit të tyre na ndihmoi akoma më shumë. Në pjesën e dytë veçanërisht luajtëm shumë mirë.”