Para se të zyrtarizojë Julien Lopeteguin si trajner, presidenti Perez kishte kërkuar disa kandidatë tjerë për të zëvëndësuar Zidanen e dorëhequr.
Në mesin e tyre ishte edhe Massimiliano Allegri, trajneri Italian i Juventusit, i cili sot në një intervistë për Sky Sport tregoi se kishte marrë thirrjen nga Perez por e kishte refuzuar atë.
”Më shumë sesa jo Madridit, i thash po Juventisit. Kam folur me Florentinon por e refuzova ofertën. Ishte e drejtë të qëndroja sepse ishte një vendim i bërë tashmë, të respektojë bordin e klubit pa marrë parasysh gjërat tjera. Falënderoj presidentin Perez për këtë mundësi.”, ishin fjalët e tij sot për Sky Sport nga qyteti i Livornos.