Real Madridi mund të ketë një tjetër ‘Zidane’ në kontroll të skuadrës. Po, një tjetër ‘Zidane’.
Sepse pak ditë pas largimit të Francezit, Real Madridi mund të kishte Michel në Valdebebas.
Ai do të vinte pa asnjë problem dhe të vishte petkun e Zidane, duke menaxhuar pa asnjë të metë.
Me imazhin, karizmën, madridizmin, legjendën, eksperiencën, njohuritë, karakterin fitues, ambiciet..
Sidoqoftë, Real Madridi është i fokusuar tek disa emra të tjerë, të cilët për një apo disa arsye, do u kushtoje në lidhje me ‘petkun’ që i ka dhënë aq shumë lavdi Real Madridit në vitete e fundit.
Njëri do të ishte madhështor, tjetri do të kapej me grushte, një tjetër do u lidhte rripin për mesi.. por jo Michel, sepse ai do të përshtatej në mënyrë fantastike me ekipin.
Një mendim të tillë e kanë të gjithë për të, madje edhe Del Bosque që i rekomandoi klubit nënshkrimin e tij të Mërkurën e kaluar.
”Ka shembuj nga e shkuara se si duhet të jetë një trajner i Real Madridit,” thoshte ai.
Nuk e filloi me ‘Mi’ apo ta përfundonte me ‘chel’, por teksa analizonte kandidaturën e tij, pyetja ishte: ”Pse jo ai si trajner i Real Madridit?”
Nga të gjitha kërkesat që klubi i dëshiron, kush ka më tepër se ai cilësi për të menaxhuar Real Madridin?
Nuk ka nevojë të blejmë një tjetër ‘petk’, sepse ai i Zidane është më i vlefshëm për t’a mbajtur veshur.