Përderisa Mauricio Pochettino mbetet favoriti për të marrë timonin e trajnerit në Real Madrid, raportimet e fundit në Gjermani bëjnë të ditur se Julian Nagelsmann ka hedhur poshtë mundësinë për të zëvendësuar Zinedine Zidane.
Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja gjermane BILD. Sipas kësaj gazete pjesëmarrja e garantuar e Hoffenheimit në fazën grupore të Ligës së Kampioneve 2018/19, është bërë shkak që trajneri 30 vjeçar Nagelsmann te mos e pranojë ofërtën e Real Madridit.
Poashtu trajneri Nagelsmann ka një kontratë të nënshkruar me Hoffenhemit e cila e mban atë në klub deri në vitin 2022 dhe ekziston një klauzolë lirimi e cila hyn në fuqi përpara sezonit 2019/20.
Nagelsmann siç thotë BILD është rritur jashtëzakonisht në këta dy stinorët e tij të parë në Hoffenheim duke u kualifikuar edhe në Ligë të Kampionëve.