Cristiano Ronaldo është tashmë në ndjenjat e botërorit. Portugezi, në pak më shumë se një javë pas triumfit në finalen e Kievit, i është bashkuar kombëtares së Portugalisë për të zhvilluar përgatitjet para botërorit Rusia 2018.
Dhe e ka bërë këtë në heshtje. Sic raporton Marca, polemikat rreth të ardhmes së tij pas finales së Kievit tashmë janë një histori e kaluar. Ishte vetë Cristiano, i cili ishte përgjegjës për zgjidhjen e cështjes pas bisedës me klubin para se të nisej për në botëror. Asgjë nuk mbetet, të paktën për momentin, për ato deklarata në të cilat komentoi: ”Unë do të flas në ditët e ardhshme, ishte mirë të luaja në Madrid, nuk mund të ju siguroj se do të vazhdojë, në jetë gjithcka nuk është para dhe lavdi.”
Tani, në jetën e Cristianos qëndron vetëm botërori. Në stërvitjen e parë me kampionin aktual Europian, gjithcka që ka pasur nga ai kanë qenë buzëqeshje dhe lumtur. Ai do të flas ashtu sic bëri pas finales së Kievit, por për momentin ai do të mbetet i heshtur dhe do të pres për ngjarjet në vazhdim.