Presidenti i shtetit të Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar ndaj dorëheqjes së Zinedine Zidane nga posti i trajnerit të Real Madridit dhe tregoi dëshirën e tij që tekniku Francez të luaj një rol në Francë.
”Vendimi për t’u larguar pas tre titujëve gjigant është një formë e mencurisë dhe e inteligjencës.”, e vlerëson vendimin e Zidane, presidenti Macron.
‘‘Dua që ai të luaj një rol për vendin, për shkak se ai është dikush që mund të frymëzojë rininë tonë. Në vendimet që bën, qëndrimin ndaj të rinjëve, vendosjen në rrugën e drejtë.”, ishte kërkesa e presidentit të shtetit Francez për ish teknikun Madrilen.
Macron theksoi se Zidane është ‘një figurë e madhe e sportit dhe futbollit francez’ dhe se ai ka pasur ‘një karrierë të jashtëzakonshme si lojtar dhe trajner’.