Neymar ka dhënë një intervistë për revistën braziliane VIP në të cilën ka folur për babain e tij, të ardhmen, jetën në Paris dhe botërorin.
E ardhmja:
”Babi im nuk ka marrë vendime në lidhje me karrierën time. Jam unë ai që vendos. Ai është këshilluesi më i mirë që kam, por unë jam ai që vendos. Ai kujdeset per cështje tjera që shkojnë paralelisht në mënyrë që të përqendrohem plotësisht në profesionin tim. Ajo që më shqetëson dhe zemëron është kur ata thonë gjëra të pakuptimta për familjen time në media.”
Jeta në Paris:
”Ende nuk kam mësuar gjuhen plotësisht, por jam kthyer mirë. Eshtë mirë të flas frëngjisht. Në kohën time të lirë jam me miqtë dhe familjen. Eshtë vështirë për të dalur dhe të kem pak privatësi.”
Botërori
”Nuk do te jetë botërori im: do të jetë botërori i kombëtares së Brazilit.”