Kërkohet një qendërmbrojtës perfekt. Madrilenët e kërkojnë një të tillë prej dy sezonesh, por nuk duket e lehtë për t’a gjetur. Thënë ndryshe, besonin tek ai që në verën e vitit 2015. Bëhet fjalë për Jose Maria Gimenez (23 vjeçar), të cilin e kishin në dorë në atë sezon por nuk dëshironin t’i prishin më tepër marëdhëniet e tensionuara me Atletico Madrid. Drejtuesit hoqën dorë nga ideja për blerjen e tij kur operacioni tashmë ishte në pikën e fundit për t’u përmbyllur.
Historia rikthehet të përsëritet edhe një herë tjetër dhe drejtuesit Madrilen besojnë që lojtari është prej atyre që mund të përshtaten më së miri nevojave të ekipit të Zinedine Zidane. Informacionet e detajuara flasin për një qendërmbrojtës me personalitet, ritëm dhe shpejtësi, me përfaqësuesin Uruguajan që tashmë ka dëshmuar kualitetet e tij.
Çmimi i transferimit të tij është 65 milion euro dhe ky çmim konsiderohet i arsyeshëm me mënyrën se si merkatoja ka evoluar. Drejtuesit besojnë që është momenti i duhur për të bërë një lëvizje të tillë.
Mungesat e tij në formacionin e Simeones gjatë sezonit, nxitën disa dyshime, por në fazën finale të sezonit, ai u rikthye të jetë mes titullarëve dhe me performancat e tij ka bindur drejtuesit Madrilen që e konsiderojnë Uruguajanin si opsionin më të mirë për të përforcuar mbrojtjen. Vallejo do të huazohet nëse gjërat nuk ndryshojnë.
Slloveni Milan Skrinar është poashtu një lojtar që drejtuesit e kanë ndjekur në muajt e fundit, ndërsa Manolas është një mbrojtës i vetë-ofruar tek Real Madridi dhe një emër interesant për stafin drejtues.