Karim Benzema vazhdon të mos ftohet nga Franca që nga viti 2015, dhe shumë lojtarë dhe ish lojtarë Francez, vazhdimisht po e kritikojnë trajnerin Deschamps se pse nuk po e fton sulmuesin Madrilen.
I fundit që përsëri ka dalur kundër trajnerit Francez është Franck Ribery i cili menjëherë pasi klubi fitoi La Decimoterceran ka shkruar një shkrim urimi për bashkëkombasin e tij, Benzeman.
”Ata të dhuruan kartonin e kuq para tre viteve, por gjatë kësaj kohe ju fituat tri tituj të Champions League. Urime vëlla, Benzema.”, ishte shkrimi i lojtarit të Bayernit pas finales së Kievit.
Rikujtojmë që Benzema nuk ka marrë ftesën nga Franca për shkak të atij skandalit me Valbuenan edhe pse doli i pafajshëm.