Numrat e tij si trajner janë stratosferike: në më pak se 3 sezone ka fituar 9 tituj duke përfshirë 3 herë Champions League radhazi.
Në vetëm dy sezone e gjysmë, Zidane ka dëshmuar se është trajneri më i mirë për Real Madridin. Francezi ka bërë ekipin e tij legjendar pasi fituan tri herë radhazi titullin e Champions League dhe në total ka arritur 9 tituj që nga ardhja në stol (mesatarisht një titull në cdo 17 ndeshje). Ky Madrid i Zidane të shkatërron. Dhe ai e bën atë me hirearki, ku do që shkon. Statistikat jashtë stadiumet Bernabeu janë madhështore. Trajneri Francez ka luajtur në 47 stadiume me ekipin dhe ka arritur të fitojë në 39 prej tyre, pra ka fituar 83% të ndeshjeve që i ka luajtur si mysafir ekipi në pak më shumë se dy vite.
Sipas të dhënave nga La Liga en Numeros, tekniku Francez ka dështuar të fitojë në vetëm 8 stadiume që ka luajtur ekipi i tij, duke arritur 5 barazime dhe 3 humbje: Wanda Metropolitano (0-0 vs. Atletico), Sanchez Pizjuan (3-3 vs. Sevilla), Polish Army (3-3. vs Legia), Etihad Stadium (0-0 vs. Man City) dhe në San Siro (1-1 vs. Atletico në finale dhe pastaj 5-4 penallti), humbjet: Wolkswagen Arena (2-0 vs. Wolfsburg), Motilivi (2-1 vs. Girona) dhe Wembley (3-1 vs. Tottenham).
Lista e stadiumeve që Zidane i ka pushtuar në Spanjë:
Santiago Bernabéu, Los Cármenes, Ciudad de Valencia, Gran Canaria, Camp Nou, Coliseum Alfonso Pérez, Vallecas, Anoeta, Riazor, Cornellá-El Prat, Benito Villamarín, Reino de León, Mendizorroza, Vicente Calderón, El Sadar, El Madrigal, Ipurua, San Mamés, Butarque, El Molinón, Balaído, La Rosaleda, Fernando Torres, Los Pajaritos & Mestalla.
Lista e stadiumeve që Zidane i ka pushtuar në Europë:
Olímpico de Roma, San Paolo, Juventus Stadium (Italia), Lerkendal (Noruega), Jose Alvalade (Portugal), Internacional de Yokohama (Japón), Allianz Arena (Alemania), Millenium (Galés), Filipo II (Macedonia), GSP Stadium (Chipre), Zayed Sport City (Emiratos Árabes Unidos), Parque de los Príncipes (Francia) & Olímpico de Kiev (Ucrania).