Mesfushori norvegjez i klubit, Martin Odegaard, i cili këtë sezon ka luajtur i huazuar në Heerenveen, ka pranuar të martën se e ardhmja e tij është ende e panjohur por theksoi se ai dëshiron të ketë minuta për të vazhduar progresin.
”Gjëja e rëndësishme është që të shkojë në një vend ku mund të luajë. Një huazim tjetër në ndonjë ekip spanjoll është një alternativë e mirë, por tani nuk e di shumë.”, tha talenti norvegjez në një intervistë me agjensinë NTB.
Lojtari është në fazën e fundit të rikuperimit nga dëmtimi kështu që do të jetë gati të bëjë parasezonin me klubin.
”Nuk e di se cfarë do të ndodhë, por në qoftë se asgjë nuk ndodh, unë do të bëj parasezonin me klubin dhe do të jetë një mundësi e mirë për të treguar aftësitë e mia.” Rikthimin në klubin holandez e konsideron si një ‘epokë të mbyllur’.