Juventusi dëshiron të peshkojë në Madrid dhe tashmë ka bërë gati rreth 50 deri 55 milionë euro për të nënshkruar me mesfushorin Madrilen, Mateo Kovacic.
Sic raporton La Gazzetta dello Sport, kjo shumë e të hollave është rezervuar vecanarisht për mesfushorin Kroat, i cili në Madrid nuk po aktivizohet shumë minuta por po shijon në maksimum kohën atje.
Kovacic pëlqehet shumë nga presindeti i klubit Italian por edhe nga trajneri Allegri: ”Pavarësisht moshës së tij unë mendoj se Mateo Kovacic ka një të ardhme të madhe përpara. Ka kualitete të jashtëzakonshme dhe është një nga lojtarët e pakët që mund të largojë një lojtarë me prekjen e parë.”
Kovacic ka një kontratë deri në vitin 2021 me klubin Madrilen dhe konsiderohet një pjesë e rëndësishme e skuadrës së Zidane që ka fituar 3 tituj të Champions League radhazi.