Pas finales, Real Madrid TV kishte dy intervistues special – Marcelon dhe Casemiron. Të shtyrë dhe nga gazetari që i mori në intervistë, Marcelo dhe Casemiro zhvilluan një dialog ndërmjet tyre. Njëherë duhej Casemiro t’i bënte një pyetje Marcelos dhe më pas Marcelo një Casemiros.
Casemiro: ”Si ndjehesh si Braziliani me më së shumti Champions të fituar?”
Marcelo: ”Epo, si ndjehesh si ti sepse edhe ti ke 4 Champions?”
Casemiro: ”Atëherë jemi shumë të lumtur (qeshin).”
Marcelo: ”Casemiro, po ti si ndjehesh pasi ke fituar 4 Champions në 5 vitet e fundit?”
Casemiro: ”Unë kam fituar 4 në 4 vitet e fundit.”
Marcelo: ”Bastardi, e vërtetë, qenke më mirë se unë (qeshet).”