Cristiano Ronaldo mbrëmë menjëherë pas përfundimit të finales dha një intervistë për mediat që u futën në fushë dhe Portugezi dukej i dyshimtë me fjalët e tij ku tha se ishte e bukur të jesh pjesë e Real Madridit.
Këto fjalë të tij shkaktuan menjëherë polemika të mëdha në mediat botërore të cilat menjëherë shkruanin për largimin e mundshëm të Portugezit nga klubi gjatë verës.
Por, menjëherë ka ardhur reagimi i Cristianos i cili më vonë pas përfundimit të festës, në zonën e konferencave për shtyp ka theksuar se janë keqkuptuar fjalët e tij.
”Nuk jam duke thënë se po largohem, në ditët e ardhshme do të shohim. Ata morën dicka jashtë kontekstit, keqkuptuan, dicka që nuk duhej t’a kisha thënë. Nuk e dija se do të ishte kaq e madhe. Preferoj të mos flas dhe të gëzoj këtë moment deri në maksimum.”, ishin fjalët e Portugezit.