Mauro Icardi ka folur për të ardhmen e tij pas kualfikimit në Champions League, pas fitores së mbrëmshme ndaj Lazios. Sulmuesi Argjentinas pas ndeshjes i ka shuajtur shpresat ekipit të Madridit për transferimin e tij duke thënë që do të qëndrojë në Inter dhe se do të ishte i lumtur nëse vazhdon kontratën.
”Objektivi im ishte të luajmë në Champions League dhe tashmë e kemi arritur, për të ardhmen flasim nga këtu.”, ishin fjalët e tij pas ndeshjes së mbrëmshme.
Argjentinasi foli për rinovimin me klubin Zikaltër: ”Unë do të takohem me klubin dhe do të bëj cmos për Interin, për të rinovuar këtu. Jam tifozi i parë i Interit, por kemi dy muaj që të ulemi dhe të flasim për mua: nëse e ardhmja ime është në Inter, do të isha shumë i lumtur, por nëse jo, atëherë do t’a vlerësoja.”
Icardi shprehu mirëseardhje për transferimet e reja dhe tha se si kapiten do t’i pret me krahë hapur: ”Klubi do të përpiqet të bëjë mirë, sikurse ka bërë këtë vit. Baza është e mirë, por nëse ka arritje të reja atëherë janë të mirëseardhura.”