Arsene Wenger i dha fund karrierës 22 vjecare si trajner i Arsenalit në fundjavën e kaluar. Tekniku Francez dje dha një intervistë për webfaqen zyrtare të klubit Londinez në të cilën zbuloi edhe arsyen pse nuk nënshkruajti me Cristiano Ronaldon në vitin 2003.
”Lojtari që Arsenali nuk ka nënshkruar dhe që pendohet është Cristiano Ronaldo. Ai ishte këtu me nënën e tij dhe marrëveshja ishte shumë afër. Por më pas arriti Manchester United që në atë kohë kishte Carlos Querioz si ndihmëstrajner. Ata luajtën një ndeshje kundër Sporting Lisbonës, Ronaldo shkëlqeu dhe nënshkruan me të.”, thotë tekniku Francez.
Më pas ai vazhdoi të tregojë edhe më shumë detaje rreth kësaj teme: ”Ne ofruam 4.5 milionë paund dhe po negocionim. Ishim shumë afër marrëveshjes por United i ofroi 12 milonë paund dhe e morri atë me një shumë që ne nuk e konsideruam të vlefshme për Cristianon.”