Grupi terrorist Daesh është rikthyer të kërcënojë përsëri dhe këtë herë ka thënë se do të vrasin Cristianon dhe Messin në Botërorin ‘Rusia 2018’. Në tetorin e vitit të kaluar ata kishin karikaturuar lojtarin argjentinas së bashku me Neymar, duke iu dërguar një mesazh se do t’i vrasin në fushë.
Tani grupi terrorist ka lansuar një mesazh me një foto të re duke e shkruar ‘dyshemeja do të mbushet me gjakun tënd’. Në foto gjendet logoja zyrtare e botërorit 2018 e shkatërruar dhe poshtë saj gjenden kokat e Cristianos dhe Messit, duke u prerë nga terroristët.