Gianluigi Buffon do t’i jap lamtumirën Juventusit pas 17 vitesh. Portjeri Italian tha se kishte vendosur që t’i jap fund edhe karrierës së tij por që në orët e fundit ka marrë shumë oferta stimuluese.
La Gazzetta dello Sport raporton që legjenda e Italisë kishte marrë disa oferta nga MLS dhe Superliga Kineze, por që në orët e fundit kanë vërshuar ofertat në drejtim të tij, Boca Juniors nga Argjentina, Sporting Lisbona, Liverpooli dhe së fundi Real Madridi dhe PSG.
Sipas të përditshmes Italiane, Buffon do të bashkohej me Zidane dhe vendin e titullarit do t’a ndanin së bashku me Keylor Navas. La Gazzetta dello Sport gjithashtu raporton që legjendari vështirë se mund të jetë titullar në Madrid për shkak të formës së Navas dhe lënia në stol nuk do t’i pëlqente duke e ditur se mund të shkojë në ndonjë klub që të luajë si startues.