Andres Iniesta ka dhënë një intervistë për RAC1, në të cilën në përgjithësi ka folur për largimin e tij nga Barcelona dhe shumë tema të tjera rreth karrierës 22 vjecare në klubin Blaugran.
Mesfushori Spanjoll u pyet edhe për mundësinë që Neymar të transferohet në Madrid gjatë kësaj vere që po vjen duke e ditur se klubi Madrilen vazhdimisht po shpreh interesim për ish lojtarin Blaugran.
”Nuk do të ishte e tmerrshme nëse Neymar shkon në Madrid, nuk do t’a kualifikoja kështu. Nëse ai vendos të shkon atje do të ishte një pikë në favor në tyre por nuk mendoj se Barca duhet të cmendet nëse ai e bënë këtë.”, ishin fjalët e Iniestas i cili këtë fundjavë do të luajë ndeshjen e fundit me fanellën e Barcelonës.