Eden Hazard është i vetëdijshëm se Real Madridi po e pret transferimin e tij. Dhe për këtë, lojtari Belg sipas ‘AS’ i ka vendosur katër kushte klubit të Chelseas nëse dëshirojnë qëndrimin e tij dhe rinovimin e kontratës.
Hazard ka një kontratë me klubin Londinez deri në verën e vitit 2020 dhe situata e tij në Chelsea ka ndryshuar mjaftueshëm për një vit. Duke qenë kampion i Premier League në sezonin e kaluar dhe të mos kualifikohen në Champions League për sezonin e ardhshëm, është një arsye pse ai mendon se ky sezon ishte i dështuar për t’a..
”Ne jemi Chelsea dhe kemi nevojë për një trofe në fund të sezonit dhe nuk kemi arritur asgjë në këtë sezon. Madje nuk jemi kualifikuar as në Champions League për sezonin e ardhshëm, dhe kjo e bën edhe më të keq sezonin tonë.”, ishin fjalët e tij pas ndeshjes së fundit në Premier League për këtë sezon.
Dhe sipas të përditshmes Madrilene ‘AS’, mesfushori ofanziv Belg i ka vendosur 4 kushte klubit Anglez nëse dëshirojnë qëndrimin e tij: të fitojnë më shumë tituj, të ndryshojnë trajnerin, të blejnë lojtarë të njohur botëror dhe të përmirësojnë pagën e tij.
Të gjitha këto Hazard i ka vendosur si kushte klubit nga Londra që të fillojë përgatitjet me ta për sezonin e ri, pasi në të kundërtën do të shqyrtonte seriozisht ofertën e klubeve të mëdha Europiane sidomos të Real Madridit.