Babai i Neymar ka filluar punët disa muaj më parë për largimin e djalit të tij nga PSG, sipas të përditshmes Liberation. Mediumi Francez zbuloi se më 24 prill, babai i lojtarit Berazilian u nis nga Sao Paulo drejt Parisit për të biseduar me agjentin Pini Zahavi, që ishte ndërmjetësues për transferimin e Neymar në klubin Francez në verën e kaluar.
”Babai i Neymar ka kërkuar haptazi që të hapen dyert e largimit të djalit të tij.”, thotë një burim i afërt i Liberation. Dhe të gjitha rrugët do t’a cojnë në madrid për shkak se sipas gazetës francezi, babai i tij nuk e përfshi nAnglinë, as Bayerni dhe Madridi mbetet opsioni kryesor.
Dëshira e madhe e Florentino Perez është të nënshkruajë me Neymar. Presidenti Madrilen nuk e fsheu dëshirën e tij edhe kur Cristiano fitoi Topin e pestë të Artë. ”Neymar do të ketë më shumë mundësi që të fitojë Topin e Artë në klubin tonë.”, ishin fjalët e presidentit në galambrëmjen që u mbajt në Paris.
Operacioni është i komplikuar. Pengesa më e madhe quhet Tamim ben Hamad al-Thani, njëri nga pronarët e PSG-së, i cili Neymarin e konsideron si kryesorin në luftën e tyre për të fituar Championsin. Në anën tjetër lojtari nuk dëshiron të vazhdojë në Ligue 1 dhe raportet e tij me klubin pas dëmtimit të tij janë ftohur, ku ai menjëherë ka shkuar në Brazil dhe po rikuperohet atje.
Madridi do të përpiqet të përfitojë nga kjo përcarje që t’a vjedhë atë dhe nënshkrimin e tij. Sipas ‘AS’ më 15 mars, objektivi i klubit është të nënshkruajë me të para Botërorit ‘Rusia 2018’. Një transferim që sipas mediave do të kushtojë rreth 260 milionë euro.