Kanë mbetur edhe pak ditë deri në hapjen zyrtare të kampionatit botëror ‘Rusia 2018’ dhe tashmë kombëtaret që do të marrin pjesë kanë filluar me përgatitjet e tyre para se të luajnë atje.
Eshtë kombëtarja e Anglisë ajo që përmes stafit të tyre do të studiojë edhe teknikën e penalltive të Cristianos dhe t’i bëjë me dije lojtarëve të tyre që të kopjojnë stilin e Portugezit duke marrë kohë para goditjes së penalltisë.
Gjithashtu ata do të studiojnë edhe mënyra tjera se si të mos humbin përqendrimin nëse ka ndonjë penallti në favor të tyre apo nëse fati i tyre varet nga goditjet e penalltive.
Anglia është eliminuar nga penalltitë në Botëroret e viteve: 1990, 1998 dhe 2006 dhe në Europianet e viteve: 1996, 2004 dhe 2012.