Sergio Ramos ishte lojtari që shoqëroi trajnerin Zidane në konferencën për shtyp para ndeshjes kthyese ndaj Bayernit, nesër me fillim në ora 20:45 në Bernabeu. Kapiteni diskutoi për këto tema:
Ndeshja kthyese
”Unë dua të bëj një apel për tifozët sepse netët e mëdha historike e kanë ndërtuar ekipin dhe Bernabeun. Nesër është një finale për ne dhe është një cmim me tifozët tanë. Shumë lojtarë nuk mund të përballojnë presionin kur Bernabeu e dëshiron. Të kesh mundësinë për të luajtur përsëri një tjetër finale është një motivim shtesë dhe një shpërblim për sakrificën, përpjekjen dhe këmbënguljen. Jemi shumë krenarë për punën e realizuar dhe të qenit një hap larg për të luajtur një tjetër finale në Kiev.”
Reagimet në Gjermani pas ndeshjes së parë
”Kemi respekt maksimal për të gjithë por ne jemi më shumë për të folur në fushë. Historia e Madridit është këtu, është e paharrueshme dhe kushdo që ka dyshime duhet të shikojë arkivin dhe rezultatet e fundit. Mendoj se Madridi gjithmonë ka luajtur një rol të madh në përballjet me Bayernit dhe duam të vazhdojmë në këtë mënyrë.”
Ndjenjat në dhomat e zhveshjes
”Pavarësisht rezultatit në ndeshjen e parë, e rëndësishme është të fillojmë nga zero në zero dhe të përqendrohemi në ndeshjen për të fituar duelin ndaj Gjermanëve, që nuk do të jetë e lehtë.”
Qasja ndaj Bayernit
”Edhe pse të gjithë rivalit nuk janë të njejtë, ne e studiojmë mirë se ku mund t’i dënojmë ata. Ne do të kishim dashur të shënonim më shumë gola në Munich por nuk ishte ashtu. Qasja e nesërme do të jetë e njejtë. Ata kanë një rezultat kundër tyre dhe do të fillojnë për ndeshjen dhe ne e dimë se këtu mund të bëjmë më shumë. E dimë se kundërsulmet janë vdekjeprurëse dhe shpresojmë se mund të përfitojmë nga to dhe të mbajmë atë seriozitet të mbrojtjes që e kemi mbajtur në Gjermani.”
A mund të luaj si mbrojtës i krahut për të zëvëndësuar Carvajal?
”Unë kam qenë në pozitën e qendërmbrojtësi për disa vite, por është e vërtetë që në stërvitje e kam të lehtë përshtatjen si anësor. Eshtë një vendim që e merr trajneri. Ka bashkëlojtarë që luajnë shumë mirë në atë pozitë. Nëse do të jem unë, do t’a bëja atë pa asnjë problem, por sinqerisht preferoj të luaj në qendër.”
”Ne e bëjmë lehtë pothuajse të pamundurën. Askush nuk kishte fituar dy Champions League radhazi dhe duket e lehtë që në këto vitet e fundit kemi fituar 3. Eshtë një motivim më shumë për grupin cdo ditë të vazhdojmë me punë duke thyer rekordet dhe duke arritur objektivin.”
Të pandalshëm në Champions?
”Duke qenë tetë vite radhazi në gjysmëfinale është një cmim dhe nëse i shtojmë tre Championsa në të, është një madhështi. Ndoshta ka njerëz që mendojnë se jemi të pamposhtur, por jo. Do të vijë një ditë kur duhet të humbasim. Por derisa jemi atje, duhet të bëjmë të pamundurën që të përpiqemi të fitojmë me respektin maksimal ndaj të gjithë rivalëve.”
Cfarë do të thotë të arrish në finale?
”Neve nuk na pëlqen të shesim lëkurën e aritur para se ta gjejmë atë, por do të ishte një shpërblim për punën dhe një kompensim për sakrificat e shumta gjatë vitit. Dhe me atë cfarë do të thotë një finale, ne dëshirojmë të luajmë dhe të mbrojmë titullin.”
Asensio
”I uroj atij një të ardhme në Real Madrid sepse do të jetë mirë për të dhe ekipin tonë. Eshtë e vështirë të arrish atje por qëndrimi është më shumë i komplikuar. Eshtë një fëmijë me shumë projeksion, shumë i qetë, i cili jeton larg komplimenteve që merr nga objektivi i tij. Mund të jetë një lojtar madhështor për shumë vite.”
Marcelo
”Madridi ju edukon si person dhe si profesionist, dhe Marcelo është bërë i madh këtu. Ai është një lojtar madhështor, me shumë eksperiencë, thelbësor për ekipin tonë dhe që ka fituar gjithcka që fitohet në futboll. Shpresojmë që mund të gëzojmë këto vitet e fundit që ne të gjithë i kemi në këtë nivel të madh.”
Zidane
”Rezultate flasin për të. Ai është një trajner i madh, e ka treguar këtë dhe jemi shumë krenar që ai e drejton këtë anije. Kur i fiton titujt është shumë i heshtur. Shpresoj se ai do të jetë këtu për një kohë të gjatë”
Garda e nderit për Barcelonën
”Ajo që tha Zidane do të jetë. Ka shumë zhurmë për gardën e nderit. Ata kanë fituar titullin e La Ligas, dhe garda e nderit do të jetë ndryshe për t’a sikurse ata ndaj nesh që kanë bvrë. Ne tashmë e kemi thënë se nuk do t’a bëjmë. Ata e gëzojnë titullin dhe ne për tonat, që është të eliminojmë Gjermanët dhe të shkojmë për t’a mbrojtur titullin e Championsit në një tjetër finale në Kiev.”