Klubi i sheikut Al-Khelaifit nuk është i gatshëm të diskutojë në asnjë mënyrë për Neymar. Braziliani konsiderohet për shumë vite pjesë e projektit të klubit Francez, por dëshira e tij për t’u larguar nuk mund të ndryshohet nga presidenti i klubit Parizien.
Megjithatë, pavarësisht se ata nuk dëshirojnë të negociojnë për shitjen e tij, sipas Calciomercato, një dënim i mundshëm i PSG-së nga UEFA për rregullin Fair Play Financiar, mund të shtyjë klubin Francez që të largojë Neymarin drejt Real Madridit për të balancuar llogaritë e tyre të merkatove që i lejon shtëpia më e madhe e futbollit Europian.
Prandaj për këtë, Calciomercato dhe disa media të tjera, nuk e shohin të pamundshme transferimin e Brazilianit në klubin Madrilen, duke e ditur se edhe ai është dëshira e vjetër e presidentit Perez.