”Ndeshja e vitit”. Kështu e cilëson Zidane ndeshjen kthyese ndaj Bayernit në Bernabeu të martën.
Por tekniku Madrilen nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Iscos dhe Carvajal që u dëmtuan në ndeshjen e parë, dhe tani duhet të gjejë zgjidhje për formacionin dhe lojtarët startues në ndeshjen e së martës.
Sipas ‘AS’, Francezi e bëri të qartë formacionin startues për ndeshjen ndaj Bayernit, pasi në ndeshjen ndaj Leganes nuk i ngarkoi me shumë minuta dhe i pushoi disa nga lojtarët që pritet të startojnë ndaj Bayernit.
E përditshmja Madrilene raporton që Zidane do të startojë me formacionin 4-4-2 ndaj Bayernit me këta lojtarë:
Navas; Vazquez-Ramos-Varane-Marcelo; Modric-Kroos-Casemiro-Kovacic; Cristiano, Asensio.