Lajmet vazhdojnë të vijnë nga Premier League në lidhje për revolucionin e përgatitur nga Jose Mourinho në ekipin e Manchester United.
Sipas raporteve nga Independent, Toni Kroos është prioriteti kryesor i teknikut Portugez që të forcojë mesfushën e tij dhe të zëvëndësoj Paul Pogba, lojtar me të cilin nuk i ka raportet e mira dhe pritet t’i tregojë derën e largimit në merkaton e verës.
Gjithashtu në Angli flitet edhe për opsionet e tjera të Mourinhos nëse i dështon transferimi i Kroos, dhe synimi tjetër do të jetë Busquets. Ndërsa në mbrojtje, tekniku Portugezi si synim kryesor e ka transferimin e Varane ose Umtitit.