Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Athletic Bilbaos. Tekniku Madrilen diskutoi për këto tema:
Ndeshja ndaj Bilbaos
”Më e rëndësishmja është të rikuperojmë vendin e dytë, që është objektivi ynë. Dhe do të përpiqemi ta bëjmë këtë.”
Komunikata e UEFA-s rreth kërcënimit të arbitrit
”Ne kemi folur. Nuk jam këtu për të folur për këtë temë. Unë fola në ditën e tij dhe tani duhet të mendojmë për nesër. Dhe të përgatitim ndeshjen e ardhshme që është brenda një jave dhe nuk më intereson tjetër.”
A keni frikë se ajo që ndodhi ndaj Juves mund të ndikojë në gjyqtarin ndaj Bayernit?
”Kam folur për atë në ditët tjera. Shkojmë të bëjmë punën tone dhe gjyqtari të tijën. Të flasësh për të gjithë këtë është gjithmonë për të shkaktuar polemika. Unë nuk do të komentoj. Të gjithë do t’a bëjnë punën e tyre, jam i bindur për këtë.”
Cfarë ju shqetëson nga Bilbao?
”Eshtë një ekip që nuk e meriton se ku është në tabelë sepse kam pritur më shumë nga ta këtë vit. Eshtë një ekip shumë i mirë, që konkuron mirë. Një ekip i plotë. Ata vijnë për të marrë pikë dhe duhet të jemi gati sepse janë të mirë: topat sekondar, qendra..Duhet të jemi të gatshëm.”
A ndjeheni keq që nuk keni nënshkruar me Kepan?
”Në këtë moment nuk kemi nevojë të nënshkruajmë me një portjerë. Kemi tre dhe jemi të lumtur me ta. Për të ardhmen do të flitet pas sezonit.”
A e shihni Bale dhe Benzema të trishtuar? A rrezikohet prezenca e jote në vitin e ardhshëm?
”Nuk mendoj. Ky është futbolli. Jemi në të njejtën ekip, kemi nevojë për të gjithë lojtarët. Unë nuk i shoh ata të trishtuar. Janë duke u stërvitur mirë. Sigurisht, të dy do të dëshironin më shumë gola, por përvec kësaj, të gjithë po punojnë mirë. Do të kalojë. Ka momente të formës së lojtarëve tjerë dhe është ajo që po jetojmë. Ka shumë lojtarë të mirë në këtë ekip dhe duhet t’i vlerësojë të gjithë.”
Dëmtimi i Arturo Vidal
”Eshtë një problem i Bayernit, një lojtar i rëndësishëm. Ndoshta është dëmtuar por nuk do të ndryshojmë asgjë, Bayerni është i njejtë. Ata kanë një skuadër të madhe, me lojtarë të rëndësishëm dhe do t’a zëvëndësojnë atë mirë”
Anti-Madridizmi
”Nuk flitet për të aspak në zhveshtore. Anti-Madridizmi ka ekzistuar gjithmonë. Problemi është anasjelltas, cdo ditë ka më shumë tifozë Madrilen, jam i sigurt në këtë. Eshtë klubi më i mirë, klubi me më së shumti tifozë. Kjo shkon më shumë dhe zgjerohet cdo ditë, më mirë të flasim pozitivisht.”
A ndjehet i zemëruar për atë cka flitet?
”Gjithmonë ka ekzistuar kjo, vecanarisht në momente të rëndësishme të një ndeshje. Nuk ka nevojë për të shkuar rreth këtyre. Gjëja e rëndësishme është se ne e dimë se cfarë bëjmë cdo ditë. Dhe ju duhet t’a respektoni atë. Në përgjithësi, njerëzit respektojnë se kush jemi.”
A do të mbrohet Madridi nga këto sulme?
”Nuk jam këtu për të mbrojtur cdo ditë. Vetëm kur dicka është e padrejtë, e kam thënë. Gjithkush mund të komentojë, ka debate. Por kur ajo është e padrejtë, kjo është një gjë që nuk kemi respekt, që unë duhet të flas, me qetësi por duhet thënë.”
Tani është ekzagjeruar më shumë rrjetet sociale?
”Po është e vërtetë. Në këto 10 apo 15 vitet është ndryshe nga koha ime. Eshtë realiteti që ne jetojmë, por ajo që më intereson është se tani ka më shumë tifozë Madrilen në botë se sa më parë.”