Përkundër të gjitha polemikave pas ndeshjes ndaj Juventusit, Real Madridi tashmë është në gjysmëfinale të Champions League për vitin e 8’të radhazi, dicka që asnjë ekip nuk e ka arritur.
8 vite të jesh në mesin e katër ekipeve më të mira në Europë nuk është e lehtë dhe për më tepër 3 herë kampion i kontinentit në 4 vitet e fundit. Dicka që asnjë klub nuk e kishte arritur më parë. Për më tepër, këto suksese të klubit Madrilen në Europë janë një mesazh për lojtarët që duan të prekin kulmin në karrierën e tyre dhe Real Madridi mbetet mundësia më e mirë.
Suksesi i Madrilenëve në kompeticionet Europiane është një mesazh për lojtarët që gjithmonë presidenti Perez ka shprehur dëshirën ti bëjë galaktikë të radhës për klubin e tij: Hazard, Neymar, Kane dhe De Gea.
Të gjithë këta lojtarë e kanë të qartë se nëse dëshirojnë të arrijnë në krye të futbollit botëror atëherë duhet të luajnë në Real Madrid. Tashmë edhe ata janë të bindur se Champions League lirisht mund të quhet kompeticioni i Real Madridit dhe Europa është pushtuar nga klubi Madrilen.
Rikujtojmë që klubi ka shprehur interesim të vazhdueshëm në vitin e fundit për këta 4 lojtarë që i cekëm më lartë, dhe tashmë me disa prej tyre ka pasur edhe bisedime të fshehta.