James Rodriguez ka dhënë një intervistë për të përditshmen AS në të cilën ka folur për gjysmëfinalen ndaj Real Madridit, ish klubin e tij, Cristianon dhe Bernabeu.
Shorti i gjysmëfinaleve
”Të dyja si Madridi, ashtu edhe Liverpool dhe Roma janë rivalë të fortë që kërkojnë shumë finalen. Ajo që me të vërtetë ka rëndësi është se jemi të qetë, kemi besim në mundësitë tona dhe duam të luajmë dy ndeshje të mira. Kjo është ajo që dua.”
Si janë ndjenjat para ndeshjeve ndaj Real Madridit?
”Mirë. Mendoj se nuk duhet të mendohet si një hakmarrje, por vetëm si dy ndeshje më shumë të këtij kompeticioni. Gjithmonë janë konfrontime unike duke marrë parasysh dy klubet që përballen njëra tjetrës, por ne duhet të përqendrohemi në celësat që të shkojmë mirë, të jemi fizikisht mirë dhe në gjendje për të luftuar në mënyrën më të mirë ndaj një Real Madridi.”
A ka recetë perfekte për të luftuar konkurrencën e lartë të Madridit në Champions?
”Eshtë e vërtetë se ata ndryshojnë nga Liga në Champions dhe disi arrijnë të motivohen nga vetja. Ata e dinë se cfarë është e nevojshme të luftohet cdo vit për këtë trofe. Eshtë ekipi historik i këtij kompeticioni. Por Bayerni nuk duhet të fshihet. Historia e tyre është atje dhe ka treguar në shumë raste se dinë se si të përballen me Madridin.”
Mendimi për polemikat në fund ndaj Juventusit me penalltinë e Cristianos në lojën shtesë?
”Unë pashë vetëm golat pasi kemi luajtur në të njejtën ditë ndaj Sevillas. Real Madridi është ashtu, gjithmonë dëshiron të fitojë dhe nuk ndalet deri në fund. Askush nuk priste që ndeshja të ishte 0-3, por në fund ata nuk ndaluan duke kërkuar fitoren dhe penalltia në lojën shtesë ishte shpërblimi për gjithcka që kanë bërë për t’a kaluar eliminatoren.”
A ndjeheni i ngazëllyer që do të ktheni në ish shtëpinë tuaj?
”Natyrisht, këto dy ndeshje do të jenë shumë të vecanta për mua. Kam luajtur atje për tre vjet, isha i lumtur dhe kam gjithcka atje. I lash kryesisht miqtë dhe kujtimet e mira. Eshtë shumë e bukur, por tani mendoj vetëm për ekipin tim dhe të përgatitem në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Keni mundësinë t’i tregoni Bernabeut se jeni një lojtar i rëndësishëm në Bayern..
”Nuk mendoj për këtë, por vetëm si t’i ndihmojë bashkëlojtarët e mi me virtytet e mia dhe të ndihmojë ata për të shkuar në Kiev. Dëshirojmë të shkojmë në finale dhe kështu shkojmë ndaj Real Madridit. Pjesa tjetër nuk ka rëndësi.”
A keni folur me ndonjërin nga lojtarët Madrilen pas shortit?
”Nuk kam folur asgjë. Mundësia për të folur me ta do të vijë, por jo tani.”
Si mund ta ndaloni Cristianon?
”Eshtë një makinë e golave dhe këtë e ka dëshmuar në më shumë se një rast. Gjithmonë është aty, shifrat flasin për të. Shpresojmë që jemi në një ditë të mirë dhe t’a bllokojmë atë në dy ndeshjet ndaj nesh. Natyrisht, duhet të jemi shumë të kujdesshëm me të por edhe me lojtarët tjerë. Real Madridi nuk është vetëm Cristiano, ka shumë lojtarë të mëdhenjë në të gjitha pozitat. Nuk do të jetë asgjë e lehtë.”