PSG dëshiron të peshkojë në Madrid dhe mesfushori brazilian Madrilen, Casemiro, është bërë synimi kryesor i klubit Francez.
Klubi Francez e dëshiron Brazilianin si zëvëndësim për Thiago Motta që tani ka 34 vjet, dhe mbi të gjitha nuk janë të kënaqur nga performancat e Lo Celsos dhe Verratit, dhe për këtë arsye kanë kthyer vëmendjen tek Casemiro, i cili është bërë një nga shtyllat kryesore të Real Madridit në vitet e fundit.
Sipas ‘AS’, mesfushori Madrilen pëlqehet shumë nga drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique, dhe e njohin mirë njëri tjetrin pasi Henrique ishte drejtor sportiv në Porto gjatë sezonit 2014/15 ndërsa Casemiro ishte i huazuar nga Madridi.
Interesimi i PSG-së për Casemiron vjen në një periudhë kur klubi Madrilen po pret për të rinovuar kontratën me të, e cila skadon në qershor të vitit 2021. Klauzola e largimit të tij është 200 milionë euro, një shifër që ata nuk janë të gatshëm ta paguajnë.
Sipas disa burimeve të tjera nga ‘AS’, klubi Francez mund të mendojë të përfshijë Casemiron në operacionin ‘Neymar’ nëse ky i fundit largohet drejt Real Madridit.