Mbrojtësi anësor i PSG-së, Yuri Berchiche, është rikthyer të flas sërish për eliminimin në Champions League nda Real Madridi në raundin e dytë të këtij kompeticioni këtë sezon.
‘‘Kemi bërë një fazë spektakolare në grupe, shënuam shumë gola dhe ishim superior. Menduam se do t’a fitonim Champions League por e pash se ishte shumë e vështirë. Në raundin e parë na preku Madridi, megjithëse nuk arritëm maksimumin, e dinim që kundërshtari më i vështirë na kishte prekur. Ata janë mbretërit e Europës.”, tha Yuri në një intervistë për Mundo Deportivo.
Sa i përket eliminimit ai shtoi: ”Nuk e di nëse ishte dështim. Kishim shpresa të mëdha. Në ndeshjen në Madrid ishim të mirë por në dhjetë minutat e fundit nuk patëm fat. Në Paris nuk ishte dita jonë.”