Marco Verrati ishte një nga imazhet kryesore të eliminatores Real Madrid vs. PSG, në raundin e parë të Champions League këtë sezon.
Mefushori Italian u përjashtua me të kuq ndaj Real Madridit pas protestës ndaj gjyqtarit të ndeshjes, Felix Brych.
Tani është vet lojtari i PSG-së, ai që e ka pranuar se ka merituar ndëshkimin në atë rast kur protestoi në ndeshjen e 6 marsit ndaj Madridit.
”Gjyqtari kishte të drejtë që më përjashtoi nga ndeshja ndaj Real Madridit.”, janë fjalët e tij në intervistën e fundit për CFC.
Rikujtojmë që polemikat rreth protestave ndaj gjyqtarit kanë bërë një bujë të madhe pas kartonit të kuq të Buffon në mesjavën e kaluar ndaj Real Madridit në kuadër të cerekfinales së Championsit.