Neymar nuk dëshiron të vazhdojë në PSG. Dhe duket se dëshira e tij është të luajë në Madrid që nga sezoni i ardhshëm.
Mbrëmë derisa bashkëlojtarët e tij po luanin ndeshjen ndaj Monacos, që e fituan me rezultat 7-1 dhe u shpallën zyrtarisht kampion i Francës, lojtari Brazilian publikoi një fotografi në rrjetin social në Instagram duke luajtur poker online në momentin kur po zhvillohej ndeshja e ekipit të tij.
Me titullin e Ligue 1 tashmë të fituar, babai i Neymar dëshiron që PSG të bie në dakord për bisedimin me Madridin në lidhjen me transferimin e djalit të tij. Madje babai i lojtarit Brazilian ishte mbrëmë në Parces des Princes. Më herët sic ju kemi njoftuar, raportohej në të përditshmen ‘AS’ se babai i Neymar së bashku me dy avokat nga Parisi dhe me drejtuesit e klubit Madrilen, thuhej se kanë mbajtur një takim në lidhje me bindjen e tij që t’i bashkohet klubit Madrilen.
Kjo ishte foto që Neymar e publikoi në rrjetet sociale në kohën kur po zhvillohej ndeshja PSG vs. Monaco.