Pas eliminimit në raundin e dytë të Champions League ndaj Real Madridit, së bashku me thashethemet e vazhdushme rreth transferimit të Neymar në Madrid, PSG-ja po përgatitet për një hakmarrje ndaj klubit Madrilen në merkaton e ardhshme.
Sic raporton Daily Express, Parizienët dëshirojnë të transferojnë njëri nga lojtarët kryesor të Real Madridit: Toni Kroos.
Media e lartëpërmendur raporton që klubi Francez me në krye sheikun Al-Khelaifi janë të gatshëm të paguajnë deri në 200 milionë euro për Gjermanin dhe t’i ofrojnë atij dyfishin e pagës që merr tek Madridi.
Megjithatë, në anën tjetër është pak e vështirë të besohet se Madridi do të lëshonte një mesfushor si Kroos, duke e ditur që vetëm 3 vite pas nënshkrimit me të ai është bërë thelbësor për ekipin. Kroos ka kontratë me Madridin deri në vitin 2022.