Bayern Munich do të luajë kundër Real Madridit në gjysmëfinale të Champions League më 25 prill në Allianz Arena dhe më 1 maj në Bernabeu.
Për ndeshjen në Gjermani, klubi Bavarez ka marrë 250.000 kërkesa të biletave për t’a shikuar ndeshjen ndaj kampionit Europian më 25 prill. Kjo shifër marramendëse do të thotë që as 3 stadiume si Allianz Arena nuk do të mund t’i zënë 250.000 mijë tifozë.
Stadiumi i Bayernit ka një kapacitet prej 70.000 ulseve për ndeshjet ndërkombëtare ndërsa për ndeshjet e Championsit 66.500 ulse. Nga këto Bavarezët do të kenë në dispozicion 28.000 për arsye se është numër i madh i anonentëve që kanë të drejtat për të shikuar ndeshjet e Champiosnit. Real Madridi do të ketë në dispozicion 3.779 ulse. Cmimi për biletat shkon nga 40 deri në 150 euro.