Stefano Tacconi nuk e zgjedhi gjuhën e të folurit kur komentoi për penalltinë që shkaktoi shumë polemika në ndeshjen Real Madrid vs. Juventus.
Ish portjeri Juventin në një intervistë për RMC Sport, komentoi lidhur me vendimin e gjyqtarit dhe akordimin e penalltisë.
”Nëse do të isha Buffon, duke e ditur se do të dal në pension, do t’i thyeja fytyrën gjyqtarit. Do të ishte përfundim i madh i karrierës pasi ai nuk mundet të akordojë një penallti të tillë në minutën e fundit, nuk mund ta bëni atë.”, thotë Tacconi i nervozuar me gjyqtarin e ndeshjes së akordoi penalltinë të cilën e shkaktoi Benatia në Vazquez.