Disa tifozë të Juventusit po thonë se gruaja e arbitrit Olivier është një nga arsyet se pse ky i fundit akordoi penallti në favor të Real Madridit bëjnë të ditur dy gazetat italiane Tuttosport dhe Il Corriere dello.
Kjo për faktin se e dashura e arbitrit 2 vite me parë pati postuar disa “tweets” në Twitter për stadiumin Santiago Bernabeu dhe qytetin e Madridit.
Në “tweets” ku kishte postuar një foto të sajen në Santiago Bernabeu, e dashura e arbitrit kishte deklaruar po në të njëjtin postim se stadium Madrilen se nuk është i keq.
Not a bad stadium I guess… #frattonparkisbetterthough ⚽️😜 pic.twitter.com/PG0FUOaKYZ
— Lucy Oliver (@LucyOliver_7) July 16, 2016
Në po të njëjtën ditë ajo kishte postuar disa fotografi të tjera me të dashurin e saj Oliver, tani nga qyteti i Madridit, qytet për të cilin shkroi se e dashuron.
Loving Madrid 🇪🇸 pic.twitter.com/O9cIK7BCDV
— Lucy Oliver (@LucyOliver_7) July 16, 2016
Për gazetën AS këto tweets kanë hedhur më shumë benzinë në zjarr.
Arbitri i ndeshjes se mbrëmshme, Olivier akordoi një penallti për Real Madridin në minutën e 92-të dhe përjashtoi Buffonin me të kuq pas protestave të tij. Penalltinë në gol e konkretizoi Cristiano Ronaldo.