Real Madridi po kërcet gishtat për Luka Modric, një lojtar thelbësor i ekipit Madrilen që i nevojitet shumë ekipit në pjesën më të rëndësishme të sezonit.
Krejt kjo vjen pas zëvëndësimit të Luka Modric në ndeshjen ndaj Juventusit, ndeshje që sipas Marcas nuk mund të luante më shumë për shkak të një shqetësimi. Kroati pësoi një goditje nga Blaise Matuidi në gjysmën e pjesës së parë, dhe kjo e pengoi atë që tregonte më të mirën e tij.
Modric dëshironte të vazhdonte ndeshjen por Zidane e largoi atë në minutën e 75’të duke mos rrezikuar. Sot në Valdebebas, Kroati do të kryej disa teste mjekësore për të vlerësuar edhe njëherë këtë shqetësim.