Zidane thotë në të gjitha konferencat për shtyp se ka në dispozicion 24 lojtarë, se të gjithë janë të rëndësishëm dhe se beson tek të gjithë. Por, megjithatë thelbi i Zidane nuk është aq i gjerë, ka vetëm 16 lojtarë, 16 emra që i përdorë në cdo moment, cdo ndeshje, cdo formacion.
Në derbin Madrilen ai u paraqit përsëri me disa rotacione. Casemiro, Modric, Isco dhe Benzema, ishin në stol. Dhe larg na të qenit një revolucion, ishte një formacioni relativisht normal me Kovacic, Lucas, Asensio dhe Bale. Tre të parët ishin startues në Paris kështu që nuk duhet të habiteni për praninë e tyre në një ndeshje si ajo ndaj Atleticos. Dhe Bale, gjithashtu, së paku.
Me këtë politikë, e cila mund të jetë përfundimi i zgjedhjes së programit, Zidane po shkon drejt rrugës së tij për në finalen e Kievit. Edhe nëse nesër do të ishte kjo finale, atëherë tekniku Madrilen mund të zgjedhte formacionin me sy mbyllur.
Shpërndarja e minutave është shembullore për teknikun, sikurse në sezonin e kaluar ku kishte rotacione mes ekipit startues dhe ekipit B. Një evolucion i planit ZZ, i përmirësuar në letër, e cila duhet kërkon finalen e Kievit duke u bazuar në finalen e Cardiffit.
Në vazhim, këta janë16 lojtarët që i ka përdorur më së shumti Zidane këtë vit 2018 dhe beson plotësisht tek ta: