Raphaël Varane ishte lojtari që shoqëroi teknikun Zidane në konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme ndaj Juventusit. Qendërmbrojtësi Madrilen foli për këto tema:
Çfarë pret nga Juventusi?
”Do të jetë një ndeshje e vështirë, në futboll gjithcka është e mundur. Ata do të dalin të sulmojnë, do të jetë një ndeshje e vështirë. Nuk do të shkojmë për 0-0, nuk kemi ekip për këtë. Luajmë futbollin tonë si gjithmonë.”
Pa Ramos, duhet të jesh lideri i mbrojtjes
”Mirë, duhet t’a bëj shumë mirë, në nivelin më të lartë. Kam një personalitet të qartë, e di se si t’i ndihmojë bashkëlojtarët e mi. Më pas, nuk mendoj se përgatitja ndryshon shumë, vetëm duhet të jemi më konkurrues. Unë do të duhet të bëj si Ramos, të bërtas dhe të jem i vëmendshëm ndaj të gjithëve. Eshtë mirë që bashkëlojtarët mund të zëvëndësohen me mua. Duhet të jemi konkurrues, të shkoni për më shumë.”
A e dini se do të luani me Vallejo apo Casemiro?
”Nuk e di se kush do të luaj. Trajneri e di atë. Nëse Casemiro luan, unë e njoh atë shumë mirë. Ai luan zakonisht në mesfushë, por në stërvitje ai luan shumë mirë prapa dhe e di se si mbrohet. Në një ndeshje të tillë, komunikimi do të jetë i rëndësishëm. Vallejo është një lojtar i mirë, ai nuk ka përvojë në këtë kompeticione por ka cilësi. Nga ajo që kam parë në stërvitje është mirë. Ai ka besimin e të gjithëve, është një lojtar i cili gjithmonë është shumë i vëmendshëm, në këtë nivel është i rëndësishëm. Grupi beson në të dhe në cilësitë e tij. Nëse ai luan, me siguri se do t’a bëjë mirë.”
Si ka ndryshuar Varane që nga ardhja në Madrid?
”Që nga ardhja ime kam ndryshuar gjithcka nga pak, jam përmirësuar në shumë aspekte. Kam më shumë përvojë dhe cdo sezon përpiqem të përmirësohem, në një ditë si sot jam më i plotë, gjithmonë përpiqem të bëj më mirë dhe të mësoj nga bashkëlojtarët dhe atë që e shoh në cdo ditë, cdo ndeshje dhe nga gabimet.”
Si do t’a definonit Higuain?
”Për mua është një lojtar i madh, pengon mbrojtjen nga përqendrimin, gjithmonë krijon situata të rrezikshme, është i fuqishëm dhe mendon vetëm për gol. Eshtë një rrezik konstant. Dhe si një person kam shumë kujtime të mira me të. Gjithmonë dëshiroja të bëj shaka me të në zhveshtore, ai e pëlqen atë që bën dhe e bën mirë. Kam momente të mira me të.”
A ka shumë varësi nga Cristiano?
”Eshtë e qartë që është shumë i rëndësishëm, cilësia e tij prej një golashënuesi është unike, është normale të vërehete mungesa e tij. Por kemi lojtarë me shumë cilësi dhe që e tregojnë në cdo ndeshje. Ekipi është konkurrues, e dimë se sa i mirë është Cristiano, sa kontribon, por ne i besojmë të gjithëve.”
A flitet në zhveshtoren e ekipit për titullin e tretë radhazi të Championsit?
”Nëse mendojmë dhe besojmë, kemi përvojmë të madhe në këtë kompeticion. Por duhet të mendojmë për këtë ndeshje, pastaj shohim. Hap pas hapi. Ne do të shohim evolucionin e ekipit në këtë garë, por kemi eksperiencë dhe cilësi, e kemi treguar këtë tashmë. Ne e dimë vështirësinë e fitimit të një tjetër Championsi, por është një objektiv i rëndësishëm për ne.”
Mund të jetë lamtumira e fundit Europiane për Buffon
”Eshtë një legjendë, një mit i futbollit dhe mbi të gjitha një person i madh. Nuk e di nëse do të jetë lamtumira e tij, e shoh atë me entuziazëm dhe guzim të madh. Nuk e di nëse do të vazhdojë. Eshtë një nder të lauj me lojtarë të atij niveli si të Buffon.”
Sa ndikon mungesa e Dybalas?
”Eshtë një lojtarë shumë i rëndësishëm për ta, e dimë atë por nuk do të jetë, kështu që presim lojtar që do të jenë në nivelin e këtij kompeticioni. Ekipi i tyre është i madh dhe i plotë, ai që luan do të jetë në nivel. Presim një ekip që do të sulmojnë dhe që do të bëjë presion, nuk do të jetë e lehtë.”
Me 25 vite, a e ndjeni veten si një nga figurat kryesore të ekipit?
”Unë ende nuk kam 25..Jam nga mënyra se si jam, nuk flas shumë por kur gjërat bëhen të vështira, përpiqem të jem një shembull, një person me të cilin grupi mund të llogarisë dhe të transmetojë atë tek të rinjtë. Cdo vit mësoj më shumë dhe kam përvojë më shum. Gjithkush në këtë grup përdoret për kërkesën e nivelit më të lartë, por ka momente kyce që është e rëndësishme të dihet se ka lojtarë që mbajnë ekuilbirin. Unë përpiqem të jem i besueshëm dhe të mbështes të tjerët.”