Zinedine Zidane është paraqitur në konferencë për shtyp pas barazimit të sotëm ndaj Atleticos 1-1 në Bernabeu. Tekniku Madrilen diskutoi për këto tema:
Barazimin
”Jam i lumtur për ndeshjen sepse merituam shumë më shumë. Ishte një turp dhe mund të humbisnim ndeshjen në fund. Në pjesën e parë kemi pasur shanse dhe nuk shënuam dhe në pjesën e dytë shënuam, por kemi pasur 10 minuta të vështira pas golit dhe ata barazuan. Duhet të vazhdojmë dhe do të përpiqemi të rikuperojmë pikë që të arrijmë në pozitën e dytë. Sot nuk ka qenë e mundur. Ne kemi pasur raste dhe kemi bërë shumë gjëra të mira për të fituar, por nuk e arritëm këtë. Ndjejmë keqardhje që nuk morrëm tre pikët.”
Mbrojtja për ndeshjen ndaj Juventusit
”Nuk e kam të qartë. Vallejo u dëmtuan dje në stërvitje dhe nuk duam t’a rrezikojmë atë. Shpresojmë se do të jetë pak dhe do të jetë me ne të mërkurën. Nëse nuk është, atëherë do të shohim si do të ia bëjmë.”
Cristiano
”Kemi shumë ndeshje dhe kohë pas kohe ai duhet të pushojë dhe kjo është ajo. Eshtë inteligjent dhe ka momente kur duhet të pushojë. Në ditët e sotme ai ka nevojë për të dhe cdo herë që gjen veten mirë, ai e sheh. Cristiano gjithmonë ka qenë i tillë dhe shënon 60 gola për cdo sezon. Nuk ka asnjë tjetër që e bën. Në ekip mund të shënoni shumë dhe të mendoni pozitivisht. Gjithmonë është mirë që Cristiano është me ne.”
Favorit për Champions League
”Nuk dua të dëgjoj për dicka si kjo. Duhet të mendojmë për ndeshjen e së mërkurës dhe duhet të bëjmë gjithcka për t’u kualifikuar. Nuk më intereson e kaluara, mendoj vetëm për ndeshjen e së mërkurës. Duhet të përqendrohemi në atë që duhet të bëjmë dhe pa menduar për dicka tjetër.”
Gjysmëfinalja
”E gjithë bota mendon që tashmë jemi në gjysmëfinale dhe kjo është ajo që nuk duhet të mendojmë. Të mërkurën do të vuajmë shumë për t’u kualifikuar dhe do t’a provojmë sepse për atë luajmë gjithë sezonin.”
Oblak
”Eshtë shumë i mirë por nuk është lojtari im. Secilën ndeshje e dëshmonë atë dhe në goditjen e Ramos bëri një pritje madhështore.”
Griezmann
”Na shënoi dhe kjo është mirë për ekipin dhe kombëtaren e tij por jo për mua. Nuk është lojtari im.”