Martin Odegaard tashmë është në Valdebebas. I riu Madrilen i cili u dëmtua në javën e kaluar me Heerenveen dhe do të mungojë në pjesën e mbetur të këtij sezonit, ka shkuar në Madrid për të diskutuar rreth të ardhmes së tij me drejtuesit e klubit.
Sipas ‘De Telegraaf’, shërbimet mjekësore të Realit dhe të Herenveenit janë takuar pasditen e djeshme për të diskutuar situatën e lojtarit dhe dëmtimit të tij. Në fakt, ai do të jetë jashtë fushave për rreth 2 muaj, ku më pas do të vendoset nga klubi nëse do të jetë pjesë e tyre për sezonin e ri apo do të huazohet edhe për një vit tjetër.