Marco Asensio ishte protagonist i programit ‘Universo Valdano’ të BeIN La Liga. Në intervistën e cila do të transmetohet të hënën me fillim në ora 22:00 në BeIN La Liga, përvec temave tjera ai ka folur edhe për goditjen e tij të fuqishme dhe për raportet e tij të mira me kapitenin Sergio Ramos.
”Goditja ime është një gjë që zakonisht e praktikojë në stërvitje. Kjo goditje tregon punën për të cilën kam punuar për disa vjet. Eshtë një goditje që i sjellë komplikime portjerëve kundërshtarë.”, tha rreth goditjes së tij të fuqishme e cila i ka sjellur disa supergola këtë sezon.
Ndërsa sa i përket raporteve me kapitenin ai shtoi: ”Ai është si një vëlla i madh për mua. Më ka dhënë gjithmonë këshilla. Ai ka arritur këtu pak a shumë në të njejtë moshë sikurse që arrita unë dhe që nga dita kur jam këtu, kapiteni më ka ndihmuar vazhdimisht.”